“Reagim shumë simpatik”, nënkryetarja e re e Prishtinës komenton statusin e Donjeta Sahatçiut

Aktuale

“Reagim shumë simpatik”, nënkryetarja e re e Prishtinës komenton statusin e Donjeta Sahatçiut

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:01
Donjeta Sahatçiu dhe Jehona Lushtaku

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka dhënë intervistën e parë që nga marrja e kësaj pozite.

Ajo ka komentuar statusin e paraardhës së saj, Donjeta Sahatçiu nga PDK.

Reagimin e saj, Lushaku e quajti shumë simpatik.

“Reagimi ishte shumë simpatik në fakt dhe e siguroj edhe Donjetën që unë, edhe për shkak të misionit që kam brenda partisë por edhe si nënë, si grua, jam e angazhuar që t’i mbështes gratë dhe vajzat e këtij vendi. Prandaj jam shumë në linjë të përbashkët edhe me Donjetën në këtë rast”, tha Lushaku.

Ish nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, dje reagoi pas shkarkimit nga kryetari Përparim Rama. Sahatçiu tha se një “copëz e misionit u arrit” pasi shtoi se nga gruaja e parë nënkryetare e Prishtinës vjen një tjetër grua nënkryetare.

Ajo tha se Jehona Lushaku në zyrë do ta gjejë një mural “gratë mbështesin njëra tjetrën”.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare. Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon.. #PrishtinaNaBashkoi #BadociNaNdau”, ka shkruar Sahatçiu dje në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga posti i nënkryetares së Komunës në kuadër të asaj që ai e ka quajtur ristrukturim i kabinetit qeverisës në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat