Osmani: Ta shfrytëzojmë fuqinë transformuese të teknologjisë për të mirën e Kosovës

Aktuale

Osmani: Ta shfrytëzojmë fuqinë transformuese të teknologjisë për të mirën e Kosovës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:03
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se rinia e Kosovës ka dëshmuar potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se duhet të shfrytëzohet fuqia transformuese e teknologjisë për të mirën e shtetit tonë.

Kështu ka thënë ajo pasi ka vizituar kompaninë 3CIS.

Postimi:

Vizita në kompaninë 3CIS

Afro 16 vite eksperiencë në fushën e TIK-ut me mbi 200 të punësuar. Me dhjetëra projekte me kompanitë më të mëdha në SHBA, por edhe në Evropë, Azi e Afrikë.

Rinia e Kosovës ka dëshmuar potencial të jashtëzakonshëm në këtë fushë, ndaj sukseset janë mbresëlënëse.

Së bashku, le të vazhdojmë ta shfrytëzojmë fuqinë transformuese të teknologjisë për të mirën e shtetit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat