Shala: Diplomatët po e ledhatojnë Serbinë që ajo me ia bë ‘dysh’ Rusisë

Aktuale

Shala: Diplomatët po e ledhatojnë Serbinë që ajo me ia bë ‘dysh’ Rusisë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:45
Krenar Shala

Ndalimi i dinarit në Kosovë ka nxitur debat në vendin tonë. Janë vendet e QUINT-it që po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit.

Komentatori politik Krenar Shala, e ka quajtur përpjekje për ledhatim të Serbisë presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për shtyrjen e vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Shala ka thënë se diplomatët perëndimor po veprojnë me dy kapela.

“Po e ledhatojnë Serbinë duke menduar se duke e ledhatuar Serbinë ajo ja bën ‘dysh’ Rusisë dhe kthehet nga Evropa dhe Amerika. Serbia nuk prishet me Rusinë sepse është një fëmijë i keq dhe e merr informatën gabimisht”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat