Kreshnik Spahiu: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Kurtit për t’u përplasur me Serbinë

Aktuale

Kreshnik Spahiu: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Kurtit për t’u përplasur me Serbinë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:05
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës në lidhje me ndalimin e dinarit serb.

Ai tha se vendimi është i ligjshëm dhe i drejtë, pro çështja ku duhet të ndalemi është se përse kryeministri i Kosovës e ka hapur pikërisht në këtë moment këtë çështje.

Sipas tij Albin Kurti nuk ka hapur vetëm këtë çështje, por edhe të tjera, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët janë të shqetësuar se Kurti e solli axhendën e heqjes së dinarit nga qarkullimi në një moment ku do të prishi marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të 2024.

“Shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë që janë pjesë e çlirimit dhe themelimit të shtetit të Kosovës është ky, Albin Kurti e ka sjellë në axhendë heqjen e dinarit nga qarkullimi në një moment kur do të prishë marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të vitit 2024.

Në një moment ku janë hedhur hapat kryesor me targat apo me një proces që do të lidhej me asociacionin e serbëve. Në këtë moment krijohet një konflikt i paqenë, i cili ka 15 vite që pret. Ai u hodh për 16 orë pa dijeninë e askujt në një moment që pengon dialogun.

Tani kjo i shërben Kosovës apo për interes të Vetëvendosjes? Askush s’mund të thotë sot se Kosova fiton nëse vazhdon sanksionohet nga NATO nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova humb nga mosekzekutimi i marrëveshjes së Ohrit dhe projekti franko-gjeman”,-tha juristi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat