Petritsch: Ftoj Kurtin që sa më parë të bëjë këtë hap në Kosovë

Aktuale

Petritsch: Ftoj Kurtin që sa më parë të bëjë këtë hap në Kosovë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:16
Wolfgang Petritsch

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të bëjë një hap drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Do të ishte në interesin e Kosovës që të jetë më fleksibël në aspektin e pranimit të të drejtave të pakicave, por kjo nuk do të thotë se ato pakica do të sundojnë më pas gjithë vendin.

Komuniteti duhet të jetë shumë i dobishëm sepse paratë nga Beogradi që hyjnë në Kosovë, kur Asociacioni ekziston, do të duhet të kalojnë përmes Qeverisë në Kosovë.

Do të kishte më shumë transparencë dhe përgjegjësi. Kjo do të lehtësonte normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar Petritsch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat