Dërguti: Kurti është tërhequr për dinarin - një hap para, tre hapa mbrapa

Aktuale

Dërguti: Kurti është tërhequr për dinarin - një hap para, tre hapa mbrapa

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:19
Aida Dërguti

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti për çështjen e dinarit serb e ka konsideruar si tërheqje.

Ajo e ka quajtur kryeministrin Kurti si luan cirkus të diplomacisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky është një hap para dhe tre mbrapa.

“Një hap para, tre hapa mbrapa. Luani i cirkus diplomacisë”, ka shkruar Dërguti.

Mbrëmë, kryeministri Kurti ka lëshuar një deklaratë për çështjen e dinarit.

“Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur. Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë.”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat