Gazetari gjerman: Pretendimi për eksod të serbëve nga Kosova, përrallë e bazuar në Beograd

Aktuale

Gazetari gjerman: Pretendimi për eksod të serbëve nga Kosova, përrallë e bazuar në Beograd

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Michael Martens

Mediumi gjerman “FAZ” ka publikuar sot një artikull rreth pretendimeve që mund të ketë eksod të serbëve nga Kosova, të cilat bien poshtë.

Gazetari gjerman, Michael Martens ka bërë një shkrim në rrjetin social Twitter rreth kësaj, duke thënë se kjo është “një përrallë e bazuar në Beograd”.

Madje, sipas tij kjo ekspozohet edhe prej vet statistikave të shtetit serb.

“Pretendimi i një “eksodi” që prek vetëm popullatën serbe në Kosovë, megjithatë, është një përrallë e bazuar në Beograd – e ekspozuar si e tillë nga statistikat e vetë shtetit serb. Më shumë, natyrisht, përmes FAZ.” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat