Ardita Sinani e quan Shqiprim Arifin “Rrahman Morina 2.0”

Aktuale

Ardita Sinani e quan Shqiprim Arifin “Rrahman Morina 2.0”

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 17:23
Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sinani tha se deklaratat e Arifit kundër kryeministrit Albin Kurti po shfrytëzohen nga mediat e Serbisë dhe kjo është e turpshme.

Ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se “është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës”.

“..ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Komuna e Preshevës është defakto pa udhëheqje dhe se “po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat