Murati: Beogradi dëshiron të përdorë miliarda dinarë të pagjurmueshme

Aktuale

Murati: Beogradi dëshiron të përdorë miliarda dinarë të pagjurmueshme

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:16
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar rreth rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, për të cilën ka thënë se çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë.

Sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë.

“Njerëz që pretendojnë se janë përfaqësues të Bankës Kombëtare të Serbisë kanë tentuar sot të kalojë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme. Ata nuk u lejuan duke mos mos pasur autorizimin e duhur”, ka shkruar Murati në platformën X.

“Beogradi këmbëngul të përdorë miliarda para të pagjurmueshme sepse ata duan të fshehin se ku po shkojnë paratë”, ka shtuar ai.

Tutje, ai ka përsëritur sërish gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e një procesi ku ndihma financiare u jepet atyre që kanë nevojë.

“Megjithatë, ne nuk mund të lejojmë miliarda para të gatshme të hyjnë në vend pa autorizimin e duhur dhe zbulimin e përfituesve përfundimtarë. Asnjë vend nuk e lejon këtë”, ka shkruar ministri Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat