Letra e Bislimit për masat, hesht zyra e Miroslav Lajçajkut

Aktuale

Letra e Bislimit për masat, hesht zyra e Miroslav Lajçajkut

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:58
Miroslav Lajçak

Një vendim që Bashkimi Evropian e mori për Kosovën në qershor, mbet në fuqi edhe në shkurtin e vitit 2024.

Bëhet fjalë për masat ndëshkuese, e pos që nuk duket në horizont largimi i tyre, ato edhe mund të shtohen.

Një situatë e tillë mund të ndodhë për shkak të situatës së krijuar me çështjen e dinarit.

E më së keqi mund ta pësojë ekonomia kosovare.

“Ky gabim në hapa i Qeverisë kam drojë që do t’i betonojë këto sanksione dhe do të jenë shumë të zgjatura, nëse zgjaten, atëherë Kosova do të humbë në rend të parë fonde të destinuara për Ballkanin Perëndimor, pasi për vitin 2024/27 janë të parapara 6 miliardë dhe për vitin 2024/30 janë afër 10 miliardë, dhe Kosova në këto masa nuk i bën nder ardhmërisë”, ka deklauar Safet Gerxhaliu-ekonomist.

Shqetësuese moslargimin ende të masave po e sheh edhe ekonomisti Erton Bega.

Lidhur me këtë çështje, vetëm dy ditë me parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se ia ka nisur një letër me 10 pika emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duke i kërkuar që BE-ja t’ia largojë menjëherë masat ndëshkuese që i ishin vendosur Kosovës gjatë muajit qershor të vitit të kaluar për mospërmbushjen e kërkesave të BE-së për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

Në një letër dërguar emisarit të BE-së, Lajçak, Bislimi ka renditur përpjekjet që ka bërë Kosova ndaj kërkesave për heqjen e masave.

Nëse kjo letër do të ketë një përgjigje pozitive, Dukagjini nuk ka marrë një qëndrim konkret nga zyra e emisarit Miroslav Lajçak.

Ndonëse u tha se Kosova humbi nga vendosja e masave rreth 300 milionë euro për projektet konkrete dhe shumën e përgjithshme që u bllokuan, përgjigje gjatë ditës nuk ka dhënë as zyra e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat