“I shihja përpjekjet e tyre që neve shqiptarëve mos me na lënë rehat”, ish-luftëtari i lirisë tregon nga i rrodhi atdhedashuria

Aktuale

“I shihja përpjekjet e tyre që neve shqiptarëve mos me na lënë rehat”, ish-luftëtari i lirisë tregon nga i rrodhi atdhedashuria

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 00:27
Xhevdet Qeriqi dhe Adnan Merovci

Në emisioni e radhës në “FAKTE me Adnan MEROVCI” ka qenë i ftuar kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi.

Ai mes rrëfimit të pasuruar me shumë detaje nga e kaluara, foli për përjetimet e tij, si dhuna e presioni të cilat e ngjallën edhe më shumë ndjenjën e atdhedashurisë tek ai.

Qeriqi thotë se qysh i ri e kishte kuptuar se çka e pret vendin e tij, madje këtë parandjenjë ai e kishte vulosur në demonstratat ku ishte vetë prezent për të parën herë.

”Duke i pasur parasysh ato çka i kam dëgju, vuajtjet e të parëve tanë, edhe përjetimet e demonstratave të para të mijat, si i ri në atë moshë, arrita ta kuptoj edhe vetë vuajtjen, presionin e të parëve tonë. Fillova ta kuptoj që tash e tutje edhe në do të përballemi me presion, agresion të ish-Jugosllavisë”, shtoi ai.

Ai ndër tjera foli edhe për organizimet e para për ndryshimin e politikës në vend, duke rrëfyer përjetimet e tij personale të cilat e shtynë ta merr dhe pushkën në dorë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat