Gërvalla e falënderon Abbott për mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës

Aktuale

Gërvalla e falënderon Abbott për mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:51
Foto nga takimi

Kryediplomatja Donika Gërvalla, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e britanik Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Gërvalla e falënderoi Abbott edhe për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë.

Ajo vlerësoi lart rolin e diplomatit britanik në Kosovë në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.

Gjithashtu, i uroi ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat