Trafikimi i armëve dhe eksplozivit – Këta janë dy qytetarët nga Kosova të kërkuar nga Shqipëria si pjesë e grupit

Aktuale

Trafikimi i armëve dhe eksplozivit – Këta janë dy qytetarët nga Kosova të kërkuar nga Shqipëria si pjesë e grupit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu

Tre të rinj nga Gjilani dhe dy të tjerë që janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në Shqipëri po dyshohen se kanë vepruar si grup kriminal dhe kanë kryer trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri dy personat që po kërkohen janë Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu.

Në operacionin policor, që u zhvillua më 4 shkurt në afërsi të urës së Gjolës në Fushë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë i tre kosovarëve Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç.

Gjatë aksionit, u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasëse të dyshuara të jenë tritol me peshë 46 kilogramë.

Sipas Policisë, kjo sasi eksplozivi dyshohej se do të përdorej nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pamjet që publikoi Policia e Shtetit, tregonin se kallëpet e lëndës eksplozive ishin fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat