E quajti “ministri rom”, Elbert Krasniqi reagon pas deklaratës së Valon Sylës

Aktuale

E quajti “ministri rom”, Elbert Krasniqi reagon pas deklaratës së Valon Sylës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:59
Elbert Krasniqi

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se referimi që i është bërë nga gazetari Valon Syla si “ministri rom” është racizëm.

Ai tha se nuk i përket komunitetit rom dhe ka thënë se është koha që njerëzit të mësohen se ministrat janë të Kosovës.  

“Është i parëndësishëm opinioni i tij. Është dukshëm qasje raciste. Nëse ka ndonjë telashe mundemi me e sqaru mbi racizmin e tij. Unë s’jam rom. Ai këtë e din mirë nga diskutimet që ndonjëherë i kemi pas. Por edhe romët janë shtetas të Kosovës. Edhe është koha të mësohet se ministrat janë të Kosovës dhe të Republikës dhe s’janë të etnisë që dikush dëshiron ti klasifikojë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se një gjuhë e tillë nuk i bën mirë shoqërisë dhe ka thënë se e do Kosovën shumë më shumë se sa gazetari Syla dhe se është shumë më shumë kosovar.

“Është racizëm i hapur. Nuk i bën mirë shoqërisë. Unë s’jam alergjik në racizëm. Unë jam egjiptas, dhe jam kosovar. Jam shumë ma shumë se sa Valoni dhe e du këtë vend shumë më shumë se sa Valoni dhe nuk e di nëse ai ka bo naj herë naj punë çfarëdo qoftë të mirë për shoqninë. Besoj fola mjaftueshëm”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat