Vuçiq me fjalim propagandues në KS të OKB-së, hedh të pavërteta për Kosovën

Aktuale

Vuçiq me fjalim propagandues në KS të OKB-së, hedh të pavërteta për Kosovën

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 21:46
Aleksandar Vuçiq

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), presidenti serb, Aleksanadar Vuçiq, ka përsëritur retorikën e  tij propagandistike ndaj Kosovës dhe kryeministrit Kurti.

Vuçiq ka thënë se institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre.

Kjo sipas tij, mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë. Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”, shprehet Vuçiq.

Presidenti serb, pretendon se çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë bazë e argumentimit në Prishtinë që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë është mundësi për të ofruar të ashtuquajturin sundim të ligjit.

“Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”.

Vuçiqi ka thënë se janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, prej se Qeverinë e udhëheq Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat