Szunyog: Rregullorja e BQK-së nuk ka marrë parasysh realitetin në terrenin e Kosovës

Aktuale

Szunyog: Rregullorja e BQK-së nuk ka marrë parasysh realitetin në terrenin e Kosovës

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:05
Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se 90 për qind e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është në harmoni me standardet dhe kërkesat evropiane.

Por sipas tij, ekziston një 10 për qind që ka të bëjë me valutat tjera pos euros, si dhe me licencimin e institucioneve financiare.

“90 për qind e rregullores është diçka që neve nga pëlqen, sepse afron sistemet kosovare me standardet dhe kërkesat evropiane, të cilat kanë të bëjnë kundër shpëlarjes së parave, luftën kundër financimit të terrorizmit dhe çështje të tjera të kërkuara nga BE-ja. Megjithatë, ekziston ky 10 për qind që ka të bëjë me valutat tjera pos euros, dhe licencimin e institucioneve financiare, për të cilat kemi disa pyetje të caktuara. Do të thosha që rregulloret si këto në shtete tjera mbase nuk do të shkaktonin ndonjë problem të madh, ndoshta as nuk do të vëreheshin”, tha ai.

Ai ta se kjo rregullore dhe i tërë sistemi nuk ka marrë parasysh realitetin në terrenin e Kosovës.

Por, problemi në Kosovë është që realiteti këtu është më ndryshe. Mund të shkoni 10km larg Prishtinës, në Graçanicë, dhe mund të shihni që ka tjetër valutë në qarkullim, si para të gatshme, financa, dyqane, etj… ka një realitet tjetër këtu, që është më ndryshe. Mendoj që me marrjen e këtij vendimi, dhe fuqizimin kaq të shpejtë, kjo rregullore dhe i tërë sistemi nuk ka marrë parasysh realitetin në terren”, deklaroi ambasadori.

Szunyog tha se kjo çështje do të ishte mirë të bisedohej me Serbinë, por edhe më mirë si pjesë e dialogut.

“Problemi i dytë është që pala kosovare thotë që nuk është problem, ka zgjidhje të lehtë, duke transferuar paratë në mënyrë elektronike te llogaritë bankare, por kjo nuk është diskutuar fare me Serbinë… Përsëri, është diçka që do të ishte mirë të bisedohej, të debatohej me Serbinë, edhe më mirë si pjesë e dialogut, ose çfarëdo mënyre, para se të hynte në fuqi”, shtoi ai.

Më 1 shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, sipas së cilës euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat