​Kurti: Beogradi s’mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet

Aktuale

​Kurti: Beogradi s’mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hedhur poshtë në Nju Jork akuzat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për përndjekje sistematike të popullatës serbe, duke ia përkujtuar atij se është Serbia ajo që ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Kosovën se qëllimisht po krijon “kushte të padurueshme për jetën e serbëve dhe përndjekje sistematike”.

Kurti i është kundërpërgjigjur Vuçiq se akuzat e tij janë plotësisht të pavërteta duke përkujtuar se Serbia përbën rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kurti: Serbia përbën rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon

“Është thellësisht e pakëndshme dhe ironike dhe ndjenja ndaluese për t’iu përgjigjur akuzave të pavërteta për abuzim me të drejtat e njeriut të bëra nga persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe qeveria e të cilit është aktualisht kërcënimi më i madh për paqe dhe siguri në rajon... Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Ne nuk kemi qenë të trishtuar. Kemi ndërtuar veten në një shoqëri shumetnike dhe shumë kulturore si Republikë dhe jemi ngritur si një shtet demokratik. 16 vjet pas pavarësisë dhe çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumetnike për të gjithë... Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, që përfshijnë 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë për serbë veçanërisht... Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë... Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb nga data 1 shkurti, duke thënë se rregullorja nuk e ndalon dhe nuk e pengon Qeverinë e Serbisë për ofrimin e ndihmës financiare për serbët lokalë.

Kurti: Rregullorja e BQK-së në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë. Rregullorja as nuk e ndalon e as nuk e pengon Qeverinë e Serbisë nga ofrimi i ndihmës financiare për serbët e Kosovës. Çdo gjë tjetër është propagandë. Rregullorja përpiqet të sigurojë transparencë dhe siguri të importit të parave në Kosovë në përputhje me Kushtetutën tonë dhe politikat për para të BE-së. Të njëjtat rregulla vlejnë për të gjitha importet nga cilido vend dhe nuk ndalon transferet e dinarëve nga Serbia...BQK po bën çdo gjë që është e mundur që të sigurojë se serbët e Kosovës të mund të jenë në gjendje të pranojnë mbështetjen financiare nga Serbia pa pengesa”, tha Kurti.

Për më tepër, kryeministri Kurti ia bëri me dije Beogradit zyrtar se nuk mund të lejohet që të financojë pa fund grupet e veta kriminale. Ai tha se serbët lokalë në veri ndihen të frikësuar nga grupet kriminale.

Kurti: Beogradi s’mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet

“Beogradi nuk mund të lejohet pa fund të financojë kriminelët e terroristët e vet në Kosovë me rrjedha të tilla të parave që janë të paligjshme në Kosovë. Ky është burimi i vërtetë i histerisë së Serbisë për rregulloren e BKQ-së. Beogradi ka lëshuar alarmin jo vetëm për shkak të shkëmbimit të dinarit në euro, por pse ne po ndalojmë thasë me para në kufi. Ata ankohen jo për shkak të brengës së qytetarëve serbë të Kosovës”, tha Kurti.

Ai ka përmendur faktin se Serbia është aleate e Rusisë dhe me përjashtim të Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Moskës zyrtare për shkak të invazionit të saj në shkurt 2022 në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat