Selmanaj thotë se qasje si të Kurtit ndaj BE-së dhe ShBA-së kanë Venezuela e Kuba

Aktuale

Selmanaj thotë se qasje si të Kurtit ndaj BE-së dhe ShBA-së kanë Venezuela e Kuba

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 00:02
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, që vendimin për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë e ka bërë pa koordinim me aleatët ndërkombëtar.

Ai ka thënë se askush nga aleatët e Kosovës nuk po e konteston të drejtën e Kosovës, por sipas tij për këtë do duhej të ketë koordimin.

Selmanaj tha se po të kishte konsulta kjo çështje ishte bërë më lehtë dhe në favor të Kosovës.

“Realizimi i një të drejte kërkon qasje më pragmatike. Unë mendoj që ish ba shumë me lehtë, shumë më thjeshtë dhe në mënyrë më të favorshme për Kosovën sikur të bëhej me konsulta me informim për qytetarët serbë”, tha Selmanaj.

Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti në raport me parterët ndërkombëtar, duke thënë se ata kanë humbur besimin ndaj Kosovës.

“Që nga ardhja e këtij kryeministri njëherë po duhet me bisedu me miqtë tanë pastaj me Serbinë, sepse s’po na besojnë miqtë tanë.. Ne ja kemi kufizuar bukur shumë miqve tanë që të avokojnë për Kosovën”, ka thënë ai.

Për kritikat e Kurtit ndaj BE-së për qasjen në dialog po edhe ndaj zyrtarëve amerikan, Selmanaj ka thënë se qasje të tillë ndaj këtyre vendeve kanë vetëm shtetet jodemokratike.

“Logjika që po tenton të instalohet në Kosovë është anti-demokratike. Diskurs të tillë kundër ShBA-ve kanë Bjellorusia, Venezuela, Kuba”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat