Eksperti amerikan për fjalimin e Kurtit në OKB: Pikë kthese në politikën e Prishtinës!

Aktuale

Eksperti amerikan për fjalimin e Kurtit në OKB: Pikë kthese në politikën e Prishtinës!

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 07:07
Albin Kurti dhe Edward Joseph

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, e ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u përballen  Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Në shkrimin e tij, Joseph thekson se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës.

“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës”.

“Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë.

Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkuar Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat