Zulfaj: Kurti për të katërtën herë kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes, Serbia nuk dëshiron normalizim

Aktuale

Zulfaj: Kurti për të katërtën herë kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes, Serbia nuk dëshiron normalizim

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 11:00
Jeton Zulfaj dhe Albin Kurti

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka folur rreth zhvillimeve në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Zulfaj ka shkruar se Kurti për të katërtën herë i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Zulfajt, Serbia nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Kryeministri Albin Kurti kërkoi për herë të katërt nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të arritur në Bruksel. Tani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këtu është kronologjia:

1. 27 shkurt 2023 në Bruksel, Belgjikë 🇧🇪.

2. 18 Mars, 2023 në Ohër, Maqedonia e Veriut 🇲🇰.

3. 26 tetor, 2023 në Bruksel, Belgjikë 🇧🇪.

4. 08 shkurt 2024 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Serbia nuk dëshiron normalizim.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat