Kusari-Lila: Përballja Kurti-Vuçiq ballafaqim i së vërtetës me propagandë

Aktuale

Kusari-Lila: Përballja Kurti-Vuçiq ballafaqim i së vërtetës me propagandë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Mimoza Kusari Lila

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha se përballja e mbrëmshme mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Këshillin e Sigurimit të ishte ballafaqim i së vërtetës me propagandën serbe.

Ajo në një intervistë tha se Serbia gjithherë ka qëllim që përmes propagandës të arrijë synimet. Kusari-Lila tha se përdorimi i valutës në Kosovë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, theksoi, tha se diskursi publik i Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqiti nuk ka ndryshuar dhe ndryshon.

Sipas saj, sulme ka bërë më shumë Serbia ndaj komunitetit të vet që jeton në Kosovë, për ata që nuk janë të dëgjueshëm të saj, sesa që ka pasur në Kosovë nga komunitetet e tjera.

Për periudhën informuese dhe transitore për rregulloren e BQK-së, Kusari Lila tha se ajo ka filluar.

Kusari-Lila gjithashtu foli edhe për seancën e djeshme dhe dështimin e dy komisioneve hetimore të iniciuara nga opozita për të cilat Vetëvendosje nuk japi votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat