“SHBA s’lejon të preket Kosova”, gazetari me deklaratë të fortë: Serbia po armatoset..!

Aktuale

“SHBA s’lejon të preket Kosova”, gazetari me deklaratë të fortë: Serbia po armatoset..!

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Gazetari Genc Burimi tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia po përgatitet për luftë, por SHBA nuk ka për ta lejuar këtë gjë që të ndodh.

Sipas tij SHBA i druhet faktit se ky është një plan i Rusisë për të krijuar destabilitet në Ballkan, ndaj këtë gjë nuk ka për ta lejuar kurrsesi.

“SHBA-të nuk do lejojnë të preket pavarësia e Kosovës, se tashmë kjo po luhet. Këtë po thotë Serbia me fjalë dhe me vepra. Ne kemi një mbiarmatim të jashtëzakonshëm të Serbisë, me avionë dhe me tanke. Së fundmi me mobilizimin e të rinjve serbë. Ku po shkon Serbia? Amerikanët po shqetësohen në mos rusët po përgatisin një vatër të re luftë siç u bë në lidjen e mesme, këtë herë në Ballkan.

Mos harroni që në këtë lojë diplomatike perëndimore që është një lojë pro Vuçiç. Me shpresë që Vuçiç të vinte në kampin perëndimor. Madje Serbisë ju bë një ofert para ca kohësh që të futej në NATO. Rama do duhet të ndryshojë diskurs, këtë do e diskutojë në takimin kokë më kokë me Blinkenin”, tha Genc Burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat