“Serbia po blen armë nga Rusia dhe Kina, Kosova po merr raketa nga SHBA”, Sina jep detaje për vizitën e Blinken

Aktuale

“Serbia po blen armë nga Rusia dhe Kina, Kosova po merr raketa nga SHBA”, Sina jep detaje për vizitën e Blinken

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 07:54
Antony Blinken

Në një intervistë, gazetari Beqir Sina u shpreh se Vizita e Blinken nuk lidhet vetëm me Ukrainën, por edhe me Kosovën si një probleme i madh në kontekstin e ngjarjeve që po ndodhi rreth Kosovës.

Ai shtoi se Serbia po blen armë nga Rusia dhe Kina, ndërsa Kosova po merr raketa nga SHBA, dhe kjo mund të jetë temë e vizitës së Blinkenit, raporton Oranews.

Sina: Blinken është duke bërë një vizitë tranzit dhe ekstra në Tiranë. Vizita e Blinken nuk lidhet vetëm me Ukrainën, por edhe me Kosovën si një probleme i madh në kontekstin e ngjarjeve që po ndodhi rreth Kosovës. Kosova dhe Serbia po përforcojnë armatimet e tyre. Serbia po blen armë nga Rusia dhe Kina, ndërsa Kosova po merr raketa nga SHBA. Dhe kjo tregon se vizita ka rëndësi të madhe nga kjo gjë.

Armatime që po bëhet mes dy vendeve tregon rëndësinë e kësaj vizite. Ne nuk e dimë se çfarë do të diskutohet në konferencën e sigurisë në Munih, por do të jetë edhe kjo çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat