Takimi me Dejona Mihalin, Berisha përplaset me ministrin Maqedonci: Ka shumë rëndësi mos me u taku dhe mos me i raportu asaj

Aktuale

Takimi me Dejona Mihalin, Berisha përplaset me ministrin Maqedonci: Ka shumë rëndësi mos me u taku dhe mos me i raportu asaj

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha është përplasur me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë mbledhjes së këtij komisioni, për shkak të një takimi të këtij të fundit me zyrtaren e LVV-së, Dejona Mihali.

Berisha i ka kërkuar nga ministri Maqedonci që të mos e takoj më Mihalin.

Ndërkaq ministri u shpreh se takimi me të ka qenë i rastësishëm.

“Sa i përket takimit me Dejona Mihalin. Unë gjatë vikendeve bëjë ecje në Gërmi dhe kam pasur takim të rastësishëm me Dejonën dhe kemi pirë kafe së bashku dhe nuk mendoj se është një gjë e veçantë, nuk ka qenë drejtori i AKI-së prezent, kanë qenë një dajë i imi dhe një shok”, ka thënë Maqedonci.

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Berisha i është përgjigjur duke thënë se Dejona Mihali nuk është njeri legjitim.

“Ministër nuk është rastësi me u taku me Dejonën, kjo po lajmërohet në gjithçka te ministrat te njerëzit që mbajnë funksione të rëndësishme në shtetin e Kosovës, nuk është njeri legjitim, nuk është qytetare e Kosovës e ka emrin Dejona Mihali dhe ti je ministër i Mbrojtjes së Kosovë në situatën më të ndjeshme najherë dhe ka shumë rëndësi mos me u taku me të”, ka thënë Berisha.

Ai tutje ka shtuar se “Ti je ministër ti s’je deputet, as argat nuk duhet me shku me i raportu asaj. Këtë merre si vërejtje”.

Ndërkaq ministri Maqedonci u shpreh se “unë realizoj takime edhe me njerëz të tjerë, nuk realizojë takime me i raportu askujt. Unë i raportoj kryeministrit dhe komisionit parlamentar”.

Por deputeti Berisha nuk i ndali me kaq kritikat ndaj ministrit Maqedonci.

“Unë kam mëndu që t’ka mbet naj grim UÇK, mos u bë ksi, ski nevojë mbaje pak.. mos hyn ma thelle ski nevojë me përmend më”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat