Abbott i rithekson Konjufcës vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën

Aktuale

Abbott i rithekson Konjufcës vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në takimin e ngrohtë e miqësor, Konjufca e falënderoi Abbottin për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve tona mike dhe aleate.

Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast, Abbott e falënderoi Konjufcën për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.

Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, Konjufca dhe Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat