Ish-zv/ministri i Brendshëm: Mos koordinimi i Qeverisë me aleatët po na kushton, mund të ketë masa të reja nga BE

Aktuale

Ish-zv/ministri i Brendshëm: Mos koordinimi i Qeverisë me aleatët po na kushton, mund të ketë masa të reja nga BE

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 17:14
Valdet Hoxha 

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka paralajmëruar se mund të ketë masa të reja të BE-së për Kosovën.

Sipas tij, mos koordinimi mes Qeverisë dhe aleatët po i kushton shtetit.

“Koordinimi i duhur me aleatët ndërkombëtar në veçanti me SHBA po na kushton dhe nëse nuk ka koordinim për hapat e ardhshëm qeveria mund të ketë masa të reja nga BE”, deklaroi ai.

Protestës së sotme i janë bashkangjitur edhe përfaqësues të Listës Serbe. Në parullat që i mbanin në duar, në disa prej tyre thuhej “Evropë hapi sytë”, ” Pensionin tërë jetën e kam marrë e merituar, nuk ia jap Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat