Buxhovi për kryeministrin Kurti: Është shndërruar në një kosovocentrist

Aktuale

Buxhovi për kryeministrin Kurti: Është shndërruar në një kosovocentrist

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:44
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë  se Kryeministri Albin Kurti është shndërruar në Kosovo – Centrist.

Buxhovi në emisionin “Politiko” ka folur për transformimin e Kurtit si kryeministër.

“Qeveria Kurti e ka anatemën që ka ardhur në pushtet se nuk pranojmë Asociacion, bile e ka pas edhe atë se nuk pranojmë bashkim Kombëtar… anipse kemi transformim pozitiv, nëse shihen veprimet e Kurtit janë të nivelit të Kosovo – Centrist…kjo është pozitive”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi ka komentuar edhe deklaratën e Ministrit Liburn Aliu që ka thënë se Kosova është shtet i përkohshëm.

“Atë që e ka thënë ai ministër është e dëmshme për shumë arsye sepse shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli”, ka thënë Buxhovi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat