Lista Serbe del me një reagim për fletushka në veri

Aktuale

Lista Serbe del me një reagim për fletushka në veri

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:48
Lista Serbe

Në Veri të Kosovës sot janë shfaqur disa grafite që i atribuohen “Brigadës së Veriut”, organizatë e shpallur nga Qeveria e Kosovës.

Por, Lista Srpska përmes një komunikate mbrëmjen e së hënës thotë se dikush dëshiron të fajësojë serbët. Ata kanë folur për disa fletushka që janë shpërndarë atje.

Ky subjekt u ka kërkuar serbëve “që të jenë të qetë” dhe siç thuhet në komunikatë “të mos bien pre e provokimeve”.

Lidhur me fletushkat që sipas tyre u shfaqën sonte në rrugët e Mitrovicës, në të cilat shkruhet për  “rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, Lista Srpska u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e “provokimeve të tilla”

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime si kjo, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe duken me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

Sipas këtij subjekti politik ka tendencë që “serbët të paraqiten të dhunshëm”.

“Për dikë, padyshim, qëllimi është t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe t’ia heqë presionin që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat