Haradinaj takon ministrin danez të Drejtësisë, diskutojnë rreth partneritetit mes dy vendeve

Aktuale

Haradinaj takon ministrin danez të Drejtësisë, diskutojnë rreth partneritetit mes dy vendeve

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 09:41
Ramush Haradinaj dhe Peter Hummelgaard

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Pas takimit, përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ministrin Hummelgaard kanë biseduar për sundimin e ligjit.

“Gjatë takimit që zhvillova me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard, folëm për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerëzuar rolin e Danimarkës në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës dhe ka kërkuar thellim e zgjerim të partneritetit mes dy vendeve. 

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese”.

“Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështje të rëndësishme që kemi përpara”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat