Zemaj takon Admiralin Rob Bauer: Kosova mirënjohëse për kontributin e NATO-s dhe KFOR-it

Aktuale

Zemaj takon Admiralin Rob Bauer: Kosova mirënjohëse për kontributin e NATO-s dhe KFOR-it

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 15:47
Astrit Zemaj dhe Rob Bauer

Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n është takuar me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zemaj ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite.

Ai falenderon në veçanti “për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”.

“Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe te forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat