Hasani: Këshilli i Etikës manipuloi me faktet, Puka ka mashtruar s’ka disertacion të doktoratës në “La Sapienza”

Aktuale

Hasani: Këshilli i Etikës manipuloi me faktet, Puka ka mashtruar s’ka disertacion të doktoratës në “La Sapienza”

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:47
Enver Hasani

Këshilli i Etikës ka marrë vendim dje rreth rastit të Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka, të cilin  profesori Enver Hasani e ka  denoncuar duke thënë se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Në vendim thuhet se “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, thuhet se është vërtetuar përfundimi i studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”.

Në vendim citohet edhe përgjigja e Universitetit të Romës “La Sapienza”, ku theksohet se z.Puka i ka përfunduar atje studimet e doktoratës. Por, Hasani në një përgjigje në disa përgjigje thekson se Këshilli i Etikës ka manipuluar me faktet.

“Ajo përgjigje është fiktive dhe ka të bëj me një cikël të caktuar të doktoratës, vetëm për një vit, dhe nuk do të thotë asgjë lidhur me thelbin e problemit. E kam thënë dhe sërish po e them: zoti Puka ka mashtruar dhe nuk ka disertacion të doktoratës të vlefshëm, të mbrojtur dhe deponuar në bibliotekat nacionale në Romë dhe Firence, siç e kërkon ligji italian. Unë kam dëshmi për këtë (me shkrim dhe me gojë).  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat