Islami: Serbisë i konvenojnë sulmet në një shtet të tretë

Aktuale

Islami: Serbisë i konvenojnë sulmet në një shtet të tretë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Avni Islami

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në Shkup në fundjavë, ndërkohë që Radio Televizioni i Kosovës, duke u thirrur në burime brenda institucioneve të sigurisë, raportoi për një plan për atentat ndaj tij.

Sipas RTK-së, plani ishte që atentati të kryhej “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Njohësi i sigurisë Avni Islami, theksoi se krerët e institucioneve të Kosovës duhet të jenë vigjilent, sidomos kur të dalin jashtë vendit. Islami vlerësoi se figurat politike të Kosovës gjithherë kanë qenë cak i sulmeve nga ana e Serbisë.

“Shërbimet sekrete serbe edhe në të kaluarën kanë ekzekutuara figura politike të Kosovës, duke përfshirë edhe Jusuf Gërvallën”, tha ai në RTK.

Sipas tij, Serbia pas 24 shtatorit ka qëllim destabilizim të vendit. Islami, vlerësoi se Serbisë i konvenojnë sulmet në një shtet të tretë, për shkak që ajo të mos akuzohet direkt se ka kryer sulmet.

Njohësi i sigurisë Avni Islami theksoi se edhe çështja e dinarit pavarësisht presionit që është bërë kohën e fundit, ky vendim duhet të respektohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat