Brezovicë: Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës jep detaje rreth rastit ku vdiq një skiatore e huaj

Aktuale

Brezovicë: Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës jep detaje rreth rastit ku vdiq një skiatore e huaj

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Një shtetase e huaj ka vdekur në Qendren e Skijimit në Brezovicë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës.

Sipas një njoftimi, anëtarët e kësaj shoqate bashkë me patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.

“Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”, thuhet në njoftim.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

Kjo shoqatë bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

“Ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla !”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat