Abbott: Me Kurtin festuam për miqësinë e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë

Aktuale

Abbott: Me Kurtin festuam për miqësinë e veçantë mes Kosovës dhe Britanisë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:25
Foto nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, e ka zhvilluar takimin lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbott njoftoi se me Kurtin biseduan për shumë tema, në mesin e të cilave edhe forcimi i arsimit dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë.

“Biseduam për rëndësinë e zhvillimit ekonomik në Kosovës, duke përfshirë forcimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit”, tha Abbott.

Diplomati britanik tha se së bashku festuan për miqësinë e veçantë dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat