Kamberi ngre alarmin: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë ka shënuar rënie 58 për qind

Aktuale

Kamberi ngre alarmin: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë ka shënuar rënie 58 për qind

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:30
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv.

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% - më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat