Kelmendi: Kosova fitoi pavarësinë vetëm kur SHBA-ja u bind se ishte rruga e drejtë

Aktuale

Kelmendi: Kosova fitoi pavarësinë vetëm kur SHBA-ja u bind se ishte rruga e drejtë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:31
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se partneriteti me Amerikën është më i rëndësishmi për shtetin e Kosovës, vetë shtetësinë dhe territorin e Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka fituar pavarësinë vetëm kur SHBA-ja (dhe pas saj dhe një pjesë e shteteve të Quintit) ishin bindur se kjo është rruga e drejtë.

“Nëse nuk do ta kërkonte këtë Amerika, dyshoj që edhe Shqipëria do ta pranonte Kosovën. Secili shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës e ka bërë këtë pas kërkesës dhe mbështetjes direkte të SHBA-së”.

“Nëse sot e shikojmë hartën e botës, vërejmë se vetëm shtetet që janë, ose duan të jenë në raporte partneriteti e miqësie me Amerikën, e kanë njohur Kosovën. Ato që nuk e kanë njohur, janë në anën e kundërt me Amerikën”, shkruan Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat