Deputetja e LDK-së: VV-ja nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme, sondazhet janë paguar me paratë e skandaleve

Aktuale

Deputetja e LDK-së: VV-ja nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme, sondazhet janë paguar me paratë e skandaleve

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:40
LDK

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi po thotë se ani pse qeverisja “Kurti”, ka shumicën dhe mandatin më të gjatë pa u penguar nga askush, është qeverisja më e dobët që nga paslufta.

“Qeverisja “Krejt dhe drejt”, ndonëse me aq shumë deputetë të LVV-së, ndonëse për mandatin më të gjatë pa u penguar nga askush, është qeverisja më e dobët që nga paslufta. Arrogancë numrash, mazhorancë e lodhtë, degradim, stagnim, kthim mbrapa për Kosovën”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi.

Ajo, ka përmendur edhe fushat se ku ka stagnuar qeveria “Kurti”.

“Stagnimet ishin në menaxhimin katastrofal të pandemisë e inflacionit, rritje e çmimit të energjisë elektrike dy herë, reduktime maksimale të rrymës, skandalin ne rezervat shtetërore të drithërave, skandali i Martinit, skandali në KEK, pranimi i autonomisë serbe e Asociacionit Plus, prishja e raporteve me SHBA-të dhe krejt aleatët e Perëndimit, skandali i ministrave në sektorët kryesorë, mos-faturimi i energjisë në Veri për tri vjet, diplomacia e jashtme për faqe të zezë etj. Nepotizmi e militantizmi partiak në punësim, ndërhyrjet në drejtësi, disa shkelje kushtetuese etj. etj”, ka thënë ajo.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi po deklarojnë që do të jenë fitues edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Por, një gjë të tillë po e kundërshton deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Ajo po beson se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehet fuqishëm LDK-ja.

 “Nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme. Do të rikthehet fuqishëm LDK-ja. Do ta shihni se sondazhet janë paguar nga LVV-ja me paratë e skandaleve”, ka thënë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat