Demhasaj: LVV-ja mund t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, por jo me përqindjen e njëjtë

Aktuale

Demhasaj: LVV-ja mund t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, por jo me përqindjen e njëjtë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:32
Arton Demhasaj

Analisti politik Arton Demhasaj deklaron se me qeverisjen ‘Kurti’, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në fushat kryesore.

Ai ka përmendur çështjen e arsimit, shëndetësisë e zhvillimin ekonomik.

“Në një farë mënyre Kosova në tri vjet të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje nuk është që ka ndodhë ndonjë  lëvizje e madhe në këto fusha, thjesht ka stagnu ashtu siç ka qenë edhe para tri viteve. Pra, pak a shumë situata është e njëjtë”, është shprehur Demhasaj.

Ndërsa, beson se Kurti do t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme, por se jo me përqindjen sikurse në zgjedhjet e kaluara.

“Potencialisht në rast se shkohet në zgjedhje sidomos me disa veprime që janë ndërmarrë në veri që janë pak a shumë vendime që nuk mund të quhen populiste kjo mund të ketë ndikim që prapë se prapë Vetëvendosja të jetë partia e parë, kjo për shkak që edhe partitë opozitare nuk është që kanë punu shumë në këto tri vite që me arrit me rikthy elektoratin që kanë, kështu që me gjasë nëse tash për tash shkojmë në zgjedhje mund të del VV-ja prapë partia e parë, por jo me përqindjen që ka pas në zgjedhjet e kaluara”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat