Feraj i komenton kritikat e ndërkombëtarëve për dinarin: Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava

Aktuale

Feraj i komenton kritikat e ndërkombëtarëve për dinarin: Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:51
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, aktivist i VV-së nga Shqipëria dhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Në statusin e tij, Feraj ka përmendur Shën Valentinin, Dua Lipën e Shën Agustinin.

Madje, ai ka përdorur edhe një fjali të famshme shqiptare: “hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”.

“DUA LIPË dhe shën VALENTIN:

HYP SE T'VRAVA: hyp në qeveri dhe lufto korrupsionin, informalitetin ekonomik, domethënë dinarin informal, krimin e organizuar, paligjshmërinë institucionale, domethënë si komunat paralele, zgjedhjet, targat....!

ZHDRYP SE T'VRAVA: po i bëre ato që të kërkuam më sipër, do të të ndëshkojmë!

Gjithë veprimet që ka bërë qeveria e Kosovës janë kërkesa, madje kushte të vetë BE-së dhe SHBA-ve.

Por publikisht nganjëherë shfaqen si shën Augustini:

Ky, para se të bëhej shën, pasi kthehej von mbas mëkateve të natës nëpër mejhane, e kish zakon t'i lutet Zotit:

"ZOT, MË SHPËTO NGA MËKATET, POR JO EDHE SONTE"!

E drejtë të luftosh krimin, paligjshmërinë, etj., por jo tani!

Dhe jo njënashëm!

Por, si?! Di kush si mund të luftohet krimi ndryshe, veçse njëanshëm, nga ligji dhe shteti, pa bisedime e kompromise me krimin.” – shkroi Feraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat