Haradinaj takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, i kërkon largimin e masave

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, i kërkon largimin e masave

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:55
Tomas Szunyog dhe Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka ritheksuar nevojën për largimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese.” – ka shkruar ai.

Në fund, Haradinaj ka thënë:

“Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat