Hoxha: Ka një konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane

Aktuale

Hoxha: Ka një konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:57
Abit Hoxha

Profesori universitar në Norvegji, Abit Hoxha, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i merr seriozisht deklarimet e zyrtarëve amerikan ndaj vendimeve të saj, sikur që ishte ajo e Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

Hoxha ka vlerësuar se kritikat e qeverisë amerikane edhe në ta kaluarën nuk janë marrë seriozisht.

Ai ka thënë duke folur edhe për qortimet që ka bërë ShBA ndaj disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se ka një konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane.

Ka një konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane, ka një keqinterpretimin të mesazheve që vijnë nga amerikanët për Kosovën dhe ky keqinterpretim është duke u manifestua me ndalesa për Kosovën dhe është një sanksionim i Kosovës e cila më nuk po cilësohet si partnere e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Sa i përket çështjes së dinarit ai ka thënë se zgjidhja duhet kërkuar në Bruksel, por jo në relacionin në dialog me Serbinë.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Ai ka thënë se nëse ShBA nuk trajtohet si partnere, nuk do ta trajtojnë partnere Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat