Me puthje në buzë me bashkëshortin, Presidentja Osmani uron Shën Valentinin

Aktuale

Me puthje në buzë me bashkëshortin, Presidentja Osmani uron Shën Valentinin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 20:33
Vjosa Osmani, Prindon Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shën Valentinin, ditën e të dashuruave.

Duke u puthur dhe formuar një zemër me duar, me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, ajo tha se të jetë çdo ditë e mbushur me dashuri.

“Gëzuar Shën Valentinin!”

“Qoftë jo vetëm sot, por çdo ditë e mbushur me dashuri dhe të qeshura”, shkroi Osmani në rrjetin social “X”.

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt.

Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat