Berisha thotë se Kosova ishte më afër NATO-së në vitet 2017-2019

Aktuale

Berisha thotë se Kosova ishte më afër NATO-së në vitet 2017-2019

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 22:23
NATO

Anton Berisha i cili ka qenë zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës në mandatin e Qeverisë Haradinaj 2017-2019, ka thënë se më afër NATO-s kanë qenë në atë kohë se tash.

Ai thotë se nga ajo kohë nuk është bërë asnjë hap para, dhe ka ngecje në çdo relacion ndërkombëtar.

“Në kohën kur e kam mbuluar unë NATO-n si zëvendësministër i Jashtëm, kemi qenë më afër se sa sot. Kemi arrit edhe hapin e parë me dërgua një diplomat atje dhe ka mbet në atë pikë. Në çdo relacion ndërkombëtarë ne kemi ngecur mbrapa, se këta e kanë shkollën e Leninit një hap para dy mbrapa”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës, pas fillimit të luftës në Ukrainë kishte themeluar grupin ministror për anëtarësim në NATO.

Zyrtarët aktual në deklarime të tyre kanë thënë se anëtarësimi në këtë organizatë është prioritet dhe se FKS-ja është e gatshme të jetë pjesë e aleancës për t’i kontribuar paqes në bot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat