Profesori amerikan kritikon SHBA-në për Kosovën

Aktuale

Profesori amerikan kritikon SHBA-në për Kosovën

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Edward P. Joseph

Albin Kurti kishte gjithë shanset që ta shfrytëzonte momentin ku e hodhi vetë Serbia me sulmet në Banjskë dhe në vend që të bënte “gol me portën bosh”, ai bën “autogol në portën e vet.

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në Amerikë, Edward P. Joseph, në një intervistë për “Ditarin e Kosovës”, ka bërë një analizë të thellë të momentit ku ndodhet rajoni dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Gjithashtu, profesori i njohur e ka lidhur vizitën e Blinkenit në Tiranë me një rrëshkitje të pushtetit në autokraci në disa vende të Ballkanit pikërisht tani që bota ka nevojë për demokraci.

“Mendoj se çdo palë ka përgjegjësinë e saj këtu, përfshirë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të madhe këtu. Dhe gabimi kryesor, ka shumë, ka shumë gabime të mëdha për të cilat dua të flas. Së pari është gabimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe refuzimi i SHBA-ve dhe BE-së për ta parë presidentin Vuçiç për atë që është. Ky është një autokrat që po e çon Serbinë prapa, po e merr Serbinë nga BE-ja dhe po e shtyn më afër Rusisë, po destabilizon rajonin. Pra, ky është gabimi i parë. Pika ime e dytë është të flas për gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë Presidentit Vuçiç dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Europian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiç një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat