Pacolli: Nuk është faji i Kosovës që s’po arrihet një marrëveshje finale

Aktuale

Pacolli: Nuk është faji i Kosovës që s’po arrihet një marrëveshje finale

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:54
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Serbia është fajtore që nuk po arrihet marrëveshja finale me Serbinë.

Ajo ka thënë se Kosova ka shprehur gatishmëri për nënshkrim të marrëveshjes dhe për të ecur përpara.

“Nuk është faji i Kosovës që s’po arrihet një marrëveshje finale , por është Serbia problemi, sepse Kosova ka bërë punën e vet. Skam dëgjuar që të nxirret jashtë dhe të bëhet kërkesë që të formohet vetëm Asociacioni por i është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshje”, ka thënë ajo.

E pyetur në studio se nga BE dhe SHBA, Kosovës i është këruar vazhdimisht që të themelojë Asociacionin, ajo ka thënë se duhet të ketë nënshkrim të marrëveshjes, duke “theksuar se derisa nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga dy palët, Kosova s’mund të vendosë ta respektoj njëanshëm marrëveshjen”.

Pacolli ka thënë se marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit garanton njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe për këtë refuzon ta nënshkruaj marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat