Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët

Aktuale

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Rama ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.

Nuk dua të japë asnjë leksion për askënd, por në njërën anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar nga ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj, por nga ana tjetër Kosova duhet të vendos komunikimin dhe ndërveprimin me aleatët tanë strategjik për çdo hap me te cilin mund të krijojë përplasje me këta aleatë që janë të pazëvendësueshëm”.

Kryeministri shqiptar thotë se Kosova ka bërë një hap domethënës me pranimin e Asociacionit që është në përputhje me ligjin.

“Roli i politikës duhet të jetë që të kontribuojë me argumente të nevojshme ligjorë, e nuk duhet të ketë akuza nëse Asociacioni është tradhti. Kosova nuk duhet të duket se është palë joserioze në këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat