Stolisen sheshet për nder të pavarësisë

Aktuale

Stolisen sheshet për nder të pavarësisë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Prishtina

Fillon dekorimi i shesheve të kryeqytetit për nder të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në sheshe shihen të vendosur flamuj të Kosovës dhe të SHBA-së.

Qeveria e Kosovës ka bërë tashmë publike logon me të cilën pritet të shënohet përvjetori i 16-të i pavarësisë së shtetit.

Po ashtu është bërë publike edhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Image
Stoliset qyteti për nder të Pavarësisë

“Kosovë, ne të dalim zot!”, mbishkruhet në logon e pavarësisë, të cilën e ka shpërndarë qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat