“Sulmet personale” të Bislimit ndaj deputetes së PDK-së: E akuzoi se kreu plagjiaturë në fakultet

Aktuale

“Sulmet personale” të Bislimit ndaj deputetes së PDK-së: E akuzoi se kreu plagjiaturë në fakultet

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:38
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ka marrë një sulm personal nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ajo ka thënë se mbledhja ka zgjatur vetëm një orë, derisa e ka përgënjështuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, e cila tha se u shpalosen dokumente konfidenciale.

Ndërkohë, “sulmet personale” të Bislimit ndaj Musliu-Shoshit lidhen me studimet e kësaj të fundit, duke pretenduar që ajo është kapur me plagjiaturë gjatë kohës sa ka qenë studente.

“Po kam marr një sulm personal. Kishte të bënte me kohën kur isha studente, gjoja se jam kapur me plagjiaturë. Kjo nuk qëndron unë kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Kjo është lehtë e vertetueshme.” – ka thënë Musliu – Shoshi mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat