4 vjet burg për Arsim Limanin: Tentoi t’ia digjte shtëpinë me benzinë gazetarit Alban Selimi

Aktuale

4 vjet burg për Arsim Limanin: Tentoi t’ia digjte shtëpinë me benzinë gazetarit Alban Selimi

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:49
Arsim Limani

Arsim Limani është dënuar me 4 vjet burg efektiv.

Ai akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Limani tentoi t’ia djegë shtëpinë me benzinë gazetarit të RTK-së, Alban Selimi.

Vendimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve.

Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat