Deklarata e Bislimit për BE-në, Çitaku: Kjo gjuhë e përleshjeve të kafeve është e rrezikshme

Aktuale

Deklarata e Bislimit për BE-në, Çitaku: Kjo gjuhë e përleshjeve të kafeve është e rrezikshme

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:54
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bisilimi, i cili mbrëmë në një far mënyre ka kërcënuar BE-në.

Ajo ka bërë me dije se kjo gjuhë e përdorur nga Bislimi ngjason me gjuhen e përleshjeve në kafene.

Në profilin e tij në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se kjo gjuhë është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën.

“Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë. “ Mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”. Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike. Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga ZvKryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme. Arrogancë e injorancë. Mjerim”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat